BE ndau dy milionë euro për t’u ballafaquar me dëmet e uraganit Irma

Komisioni Evropian kumtoi se sot i ka ndarë dy milionë euro për vendet e Karaibeve, të cilat pësuan dëme të mëdha nga uragani Irma.

Theksohet, se kjo është vetëm ndihmë fillestare, si dhe se të gjitha vendet e rajonit mund të kërkojnë mbështetje evropiane.

Komisioni nënvizoi, se është i gatshëm tërësisht të bashkëpunojë me vendet e Ishujve Karaibe dhe SHBA-në.
Në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipe të Bashkimit Evropian, të cilët i vlerësojnë dëmet.
Ndihma, e cila u dha sot, do të shfrytëzohet për sigurimin e ujit të pastër, për kujdes shëndetësor dhe nevoja të tjera kryesore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button