Komisioni Social pranoi që të përmirësohet statusi i invidëve me nevoja të veçanta

Për realizimin e të drejtës së kompensimit në para për fëmijët me invaliditet të përhershëm që të mos parashtrohet raport mjekësor çdo vit, por qendrat çdo vit sipas detyrës zyrtare ta vazhdojnë të drejtën, vendosje e asistentit personal për fëmijët me aftësi të kufizuara, heqje e mendimit të konsiliumit për marrje të kujdesit për të tjerët, si dhe heqje e censusit për vlerën e të ardhurave mujore të familjes së aplikuesve për kompensim për mobilitet, verbëri, shurdhësi ose për kujdes të huaj, parashikojnë ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për mbrojtje të fëmijëve dhe për mbrojtje sociale të cilët kanë kaluar në lexim të parë të Komisionit kuvendor për punë dhe politikë sociale.

Siç sqaroi në debatin e sotëm të komisionit, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska për fëmijë për të cilin nga organet eksperte është dhënë konkluzion i përhershëm për vazhdimin e të drejtës së shtesës së veçantë që vitin e ardhshëm të mos parashtrohet dhe se nuk është i nevojshëm kontroll i përsëritur. Ndryshimet e ligjit për mbrojtje të fëmijëve, siç sqaroi ministrja do të fillojnë të zbatohen nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Ndryshimet, megjithatë, të Ligjit për mbrojtje sociale, parashikojnë vendosje të asistentit personal për fëmijët me aftësi të kufizuara për herë të parë në Maqedoni, ndërsa shtesa për herë të parë në Maqedoni do të ndahet pa mendim të konsiliumit .

“Gjithashtu, nuk do të llogariten të ardhurat e familjes për shfrytëzuesin ta marrë të drejtën e kompensimit në para për kujdes për të tjerë, mobilitet, verbëri,ose shurdhësi gjegjësisht kjo do të jetë pa konsensus”, tha Carovska, duke shtuar se me të gjitha këto ndryshime do të përparohen të drejtat e personave me aftësi të kufizuar.

Anëtarët e Komisionit për punë dhe politikë sociale nga VMRO-DPMNE-ja theksuan se do t’i mbështesin këto ndryshime dhe plotësime ligjore, duke e pas parasysh atë siç thanë, ato do të thotë përparim i të drejtave të personave me invaliditet, diçka, në çka, siç thanë edhe qeveria e kaluar ka punuar në vazhdimësi.

Duke e pas parasysh atë që hiqet mendimi i konsiliumit dhe vendoset që ekipet mjekësore t’i vizitojnë aplikuesit në shtëpitë e tyre, deputetët e opozitës kërkuan mendim nga Carovska nëse me 12 mjekë, paraprakisht gjashtë të punësuar dhe gjashtë të rinj shtesë, do të mund të shërbehen të gjithë aplikuesit dhe nëse kjo do të thotë prolongim i shqyrtimit të kërkesave.

Kjo nuk do të ndodhë, tha, do të punohet me gjashtë ekipe me nga dy mjekë. Pritja e aplikuesve do të zvogëlohet, duke e pasur parasysh edhe faktin që hiqet edhe konsensusi dhe me këtë nuk do të jetë i nevojshëm vërtetim për të ardhura nga DAP-i për të cilën është pritur edhe nga gjashtë muaj.

Ndryshimet për këto vendime ligjore, janë në rend dite të seancës së 13-të kuvendore e cila fillon sot.

Paraprakisht, Komisioni për punë dhe politikë sociale e vazhdoi edhe debatin për ligjin për rritjen e pagave të parashtruara nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, pika në rendin e ditës në seancën e 6-të të këtij Komisioni, por e ndërpreu me qëllim që të shqyrtohen pikat nga sfera e mbrojtjes sociale dhe e fëmijëve të cilët duhet të gjenden në seancën plenare.

Në rend dite të seancës së Komisionit në të cilin ndryshimet për rritjen e pagave, janë edhe ndryshimet e ligjeve për pagën minimale edhe për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve në pronësi shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button