Uraganët dhe fuqia e tyre shkatërruese

Irma është uragani më i fuqishëm në histori, prej kur kanë filluar matjet mbi Oqeanin Atlantik, por nuk është i pari i cili e ka goditur Floridën.

Në gusht të vitit 1992, Florida është goditur nga uragani Endruj, nga i cili e humbën jetën 65 persona, u dëmtuan mbi 120.000 shtëpi, ndërsa tërësisht janë dëmtuar rreth 20.000 shtëpi.

Uraganët janë paraqitje meteorologjike të cilat përbëhen nga erëra të fuqishëm të përcjella me shi. Ato mund të zgjasin edhe deri në disa javë.

Uraganët janë stuhitë më të mëdha, ndërsa vorbulla i ajrit shkatërron gjithçka para vetes. Retë e zeza dhe era e paralajmërojnë uraganin, i cili në rrugën shkatërruese mund të kalojë më shumë se mijëra kilometra.

Në esencë ato janë stuhi të cilat rrotullohen shpejt, ndërsa karakterizohen me presion të ulët në qendër, vorbull të fortë, boshti i të cilit është në zemrën e uraganit dhe transmetimit spiral të reve me bubullima, të cilat bartin sasi të madhe të shiut.

Vorbulla formohet mbi hapësirat e mëdha të ujit relativisht të ngrohtë. Uragani energjinë e merr nga avullimi i ujit nga sipërfaqja e oqeaneve, pas çka shkaktohen re dhe shi, kur të ftohet ajri i lagësht.

Në varësi nga fuqia dhe lokacioni, uraganët quhen ndryshe dhe kështu mbi Oqeanin Atlantik dhe pjesën verilindore të Oqeanit të Qetë janë uraganë, tajfunë  – në Oqeanin e Qetë veriperëndimorë, stuhi tropikale dhe ciklonë – Oqeani i Qetë jugor dhe Oqeani Indian.

Sipas fuqisë, uragnët ndryshe klasifikohen, por më shpesh shfrytëzohet Shkalla Safir-Smpson, sipas shpejtësisë së pandërprerë të lëvizjes së erës. Që një erë të jetë uragan, shpejtësi e tij minimum duhet të arrijë 119 kilometra në orë. Kategoria e pestë më e madhe e një uragani është ajo që shpejtësia e tij të lëviz me shpejtësi më të madhe se 252 kilometra në orë.

Uraganët më shpesh formohen nga fundi i verës në dy hemisferat e tokës, ndërsa sezoni i uraganëve në hemisferën veriore zakonisht është në gjysmën e parë të shtatorit.

Uragani fillon të krijohet mbi Oqeanin Atlantik, mijëra kilometra larg bregut perëndimor të Afrikës. E krijojnë prishjet e vogla të rrymës së shpejtë të ajrit, të cilat udhëtojnë nga lindja drejt perëndimit mbi Afrikë. Prishjet, që shkencëtarët i quajnë valë lindore, mund të shkaktohen madhe edhe nga një hap i një fëmije në rërën e shkretëtirës. Nga kjo mund të krijohet vorbull e vogël nga rëra e cila pastaj mund të shkaktojë zhvillim të reve të stuhisë në atmosferë. Seria e reve të stuhisë eventualisht mund të zhvillohen në sistem të vogël të organizuar të reve me bubullima. Sistemet e tilla udhëtojnë drejt perëndimit dhe kur do të vijnë në prekte me ujërat e ngrohta të Oqeanit Atlantik mund të shndërrohen në stuhi të mëdha tropikale dhe pastaj madje edhe në uraganë.

Uraganët “ushqehen” me ajër të lagësht mbi ujërat e ngrohur të oqeaneve në rajonin e Ekuadorit. Ajri i ngrohtë ngrihet mbi sipërfaqen e oqeanit. Në këtë mënyrë mbi det krijohet mungesë e ajrit, që do të thotë se ulet presioni. Kjo shkakton përforcim i rrymimit nga rajonet përreth me presion të lartë në të cilin formohet uragani. Ajri i sapoardhur gjithashtu ngrohet dhe ngrihet. Ajri i ngrohtë i lagësht ngrihet në lartësi dhe ftohet, lagështia në të kondensohet dhe krijohen re shiu.

Praktikën për emërimin e uraganëve me emra të femrave e filluan ushtarët amerikanë të cilët kanë luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore mbi Oqeanin e Qetë, ku shkaktohen numri më i madh i uraganëve. Por, Shërbimi meteorologjik i SHBA-së në vitin 1979 vendosi që në listën e emrave të uraganëve të vendosin edhe emra mashkullorë, që të respektohet barazia midis gjinive.

Ekzistojnë gjithsej gjashtë lista për uraganët mbi Oqeanin Atlantik dhe ato rrotullohen çdo vit. Nga lista hidhen poshtë emrat e uraganëve që kanë shkaktuar dëme të mëdha. Praktika e tillë është me qëllim që të mos shkaktohet panik te popullata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button