Përzgjedhen këngët për festivalin “Zambaku i Prizrenit 2017”

Juria e organizatorit të festivali “Zambaku i Prizrenit” në përbërje: Xhevdet Gashi, Besnik Krajku, Krist Lekaj dhe Osman Goranci (për tekst), ka përzgjedhur këngët që do të jenë pjesë e edicionit të 29-të të festivalit të këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit”, transmeton Koha.net.

Drejtori i Studio Helix, Istref Krasniqi njofton se pas organizimit të suksesshëm të edicionit të vitit të kaluar të “Zambakut të Prizrenit”, këtë vit interesimi i kompozitorëve për pjesëmarrje në edicionin e 29-të kanë qenë shumë i madh.

“Organizimi i suksesshëm i edicionit të kaluar nga Studio Helix ia ka kthyer namin festivalit dhe këtë vit në adresën tonë kanë ardhur 25 këngë, nga të cilat juria ka përzgjedhur 15. Juria e ka përzgjedhur një këngë më shumë këtë vit, sepse tradicionalisht në festival paraqiten 14 këngë. E kemi bërë këtë përjashtim, sepse kompozimet që kanë arritur janë me vlera të mirëfillta të natyrës së festivalit”, shprehet Krasniqi.

“Edhe këngët që kanë mbetur jashtë edicionit të 29 kanë vlera, por juria ka përzgjedhur kompozimet më të mira” ka shtuar Krasniqi.

Ai shprehet i bindur se festivalit “Zambaku i Prizrenit” po i kthehet rëndësia që e kishte, prandaj, edhe për faktin se vitin e ardhshëm është edicioni jubilar i 30, do t’i propozojë Kuvendit Komunal që “Zambaku i Prizrenit” të mbahet dy net.

Krasniqi njofton se edhe për festivalin “Fluturat” dhe Rrock live, kanë arritur kompozime të mirëfillta dhe janë përzgjedhur këngët.

Edicioni i 29-të i festivalit “Zambaku i Prizrenit”, edicioni i 19-të i festivalit Fluturat dhe Rrock live do të mbahet në fund të muajit shtator.

Këngët e përzgjedhura për edicionin e 29 të festivalit “Zambaku i Prizrenit”

Lum Halabaku me këngën “Shpresë”

Gjergj Kaçinari – “Shekëlqimi në bar”

“Besim Berisha – “Balada me numër X”

Tomor Berisha – “O Zambak lule në parajsë”

Arsim Kryeziu – “Vitet po kalojnë”

Menan Kiseri – “Kujtimet e rinisë”

Nexhat Rexha – “Trëndafilin unë e zgjodha”

Gazmend Kraja – “Zambaku e lulebora”

Ylli Kalaja – “Sytë e zi vetull gjilpanë”

Nexhat Macula – “ “Loti”

Ylli Ramzoti – “Peisazh pranveror”

Artan Bakija – “Elegji për dashurinë”

Shefqet Hoxha – ngën “Gradu ljubavi” (Qyteti i dashurisë)

Hysein Kazaz – “Ugurlar Olsun”

Edon Ramadani – “Violina e vjetër”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP