Një traktorist e ka humbur jetën në fshatin Gabrovo të Delçevës

Në një aksident me traktor e ka humbur jetën një banor 42 vjeçar nga fshati Gabrovo i Delçevës. Sipas informacioneve nga SPB Shtip, aksidenti ka ndodhur dje te vendi Kremenjaça në rrugën e fshatit Gabrovo.

“Deri te aksidenti ka ardhur pasi B.D. i lindur në vitin 1975 i cili e ka drejtuar traktorin dhe i cili ishte me rimorkio dhe i ngarkuar me drunj, e kishte humbur kontrollin ndaj tij dhe kështu traktori është përmbysur me ç’rast B.D. ka rënë nga traktori dhe mbi të ka rënë rrota e majtë e pasme. B.D. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, theksoi Gordana Panajotova, zëdhënëse e SPB Shtip.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button