Hilari Klinton nuk do të kandidohet më për funksione politike

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit dhe kandidate presidenciale e demokratëve, Hilari Klinton, ka deklaruar se më nuk do të garojë në zgjedhje, por do të mbetet e involvuar në politikë.

Gjatë një interviste të mbrëmshme në rrjetin televiziv, CBS, zonja Klinton tha se karriera e saj “si një politikane aktive ka përfunduar”.

“Më nuk do të jem kandidate”, tha Klinton dhe ka shtuar se por, nuk kam përfunduar me politikë meqë besoj fuqishëm se kemi të bëjmë me të ardhmen e vendit tonë.

Hilari Klinton pësoi disfatë kundër kandidatit republikan, Donald Tramp, në zgjedhjet e vitit 2016, përkundër faktit se konsiderohej favorite për triumf.

Ajo është shprehur se humbja ende është shumë e dhimbshme dhe dhembja është e madhe.

Ditëve të fundit, Klinton po paraqitet në intervista të ndryshme për promovimin e librit të saj, What Happened (“Çka Ndodhi”).

Në këtë libër ajo e ka pranuar përgjegjësinë për humbjen kundër Trampit, por, pos tjerash, ajo e fajëson ndërhyrjen ruse në fushatën zgjedhore amerikane.

Hilari Klinton, 69 vjeçare, ishte sekretare amerikane e shtetit gjatë presidencës së Barak Obamës dhe për tetë vite ishte senatore në shtetin Nju Jork.

Bashkëshorti i saj, Bill Klinton, në dy mandate ishte president i Shteteve të Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button