Kosovë, bëhet renditja e partive politike në fletëvotimet për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat do të mbahen më 22 tetor 2017, transmeton REL.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 91 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur (qoftë për kryetar komune apo për këshilltar në kuvendet komunale).

Nga Partitë kryesore politike: Lëvizja Vetëvendosje është renditur me numrin 10, Partia Demokratike e Kosovës me numrin 94, Lidhja Demokratike e Kosovës 47, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka numrin 50, Nisma për Kosovën 31, Aleanca Kosova e Re 34 dhe Lista Serbe numrin 29.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button