Uragani Irma dobësohet deri në kategorinë e parë

Uragani Irma, në furinë drejt rajonit Tampa Bej, arriti deri në kategorinë e parë me fuqi të erërave prej 135 kilometra në orë.

Uragani me fuqinë e kategorisë së tretë dje e kaploi pjesën jugore të Floridës, ku i vërshoi rrugët e Majamit dhe i la rreth 1,8 milionë shtëpi dhe kompani pa energji elektrike.

Qendra e Irmës ndodhet rreth 40 kilometra në verilindje të Tampas dhe po shkon drejt pjesës veriore dhe verilindore me shpejtësi prej rreth 14 kilometra në orë.

Me këtë, sipas Qendrës kombëtare për uragane të SHBA-së, Irma teknikisht e humbi statusin e uraganit të madh.

Me kërkesë të guvernatorit të Floridas, Rik Skot, presidenti amerikan Donlad Tramp lejoi të shpallet katastrofë natyrore në Florida dhe urdhëroi ndihmë federale për vendin që është goditur nga uragani Irma.

Shpallja e gjendjes së katastrofës natyrore do të thotë se qytetarët dhe biznesmenët e SHBA-së mund të paraqiten për donacione me mjete, vendbanime të përkohshme, riparime të shtëpive dhe hua me shkallë të ulëta të interesit, me qëllim që të mbulohet dëmi i pronave të pasiguruara të qytetarëve të Floridas, si dhe programe tjera.

Tramp vlerëson se SHBA-ja “ka pasur fat” pasi uragani Irma e ka ndryshuar kursin e saj dhe është drejtuar nga perëndimi përgjatë bregut të Floridas.

“Lajmet e këqija janë se ky është një përbindësh i madh”, theksoi Tramp.

Ai shtoi se do të duhen shumë mjete që të sanohen dëmet.

“Për momentin jemi të brengosur për jetën e njerëzve, e jo për shpenzimet”, potencoi Tramp.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP