Tenis, Nadal fiton “Grand Slam”-in e 16 në karrierë (Foto)

Rafael Nadal mundi 3-0 (6-3, 6-3 dhe 6-4) afrikano-jugorin Kevin Anderson në finalen e US Open, për të fituar titullin e 16 Grand Slam në karrierë, shkruan Top Channel.

Tenisti spanjoll nuk i la asnjë mundësi surprizës së turneut amerikan, i cili përfitoi nga mungesa e Djokovic, Murray dhe Wawrinka për të shkuar deri në finalen e madhe.

Ky është titulli i tretë për Nadal në US Open dhe i dyti Grand Slam i vitit, pas suksesit në Roland Garros.

Në total, numri 1 i tenisit për meshkuj ka fituar 10 Roland Garros, 2 Wimbledon, 3 US Open dhe 1 Australian Open.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI MOBIL