AGK dënon gjuhën e përdorur ndaj gazetarëve nga deputeti Milaim Zeka

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e dënon gjuhën e përdorur nga ish-gazetari, tani deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka ndaj gazetarëve Parim Olluri dhe Vehbi Kajtazi nga Insjader, njofton Portalb.mk.

“Gjuha akuzuese e përdorur nga deputeti Milaim Zeka nuk përkon me punën dhe misionin që ka një deputet. AGK-ja konsideron se deputeti Zeka duhet të përfaqësojë dënjësisht interesin qytetarë e jo të shndërrtohet në akuzues të mediave dhe gazetarëve në vend”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Nga ky Asociacion kërkojnë që deputeti në fjalë që t’i ndalojë akuzat ndaj ish-kolegëve gazetarë dhe të angazhohet në vendosjen e raporteve profesionale me ta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button