Shkup, Ambasada e SHBA-së me aktivitet për dhurimin e gjakut

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) me rastin e Ditës Kombëtare të Shërbimit dhe Përkujtimit, më 12 shtator, nesër realizon aksion për dhurimin e gjakut dhe për grumbullim të produkteve ushqimore, njofton Portalb.mk.

Siç bëjnë të ditur nga kjo Ambasadë, aktiviteti do të nis në ora 9:00 të mëngjesit në objektin e saj në Shkup për të vazhduar në Institutin për Transfuziologji.

“Dhuruesit e gjakut, ushqimeve të konservuara dhe veshmbathjeve të ruajtura do të priten në Ambasadën e SHBA nga ora 09:00 deri në 16:00. Në ora 11:00, ambasadori Jess Baily do t’iu drejtohet të pranishmëve, së bashku me sekretarin gjeneral të Kryqit të Kuq, Sait Saiti dhe drejtorin e Institutit për Transfuziologji, dr. Koço Dimitrovski”, thueht në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

Qëllimi i këtij aksioni është që të ndihmohet komuniteti duke lehtësuar punën e Kryqit të Kuq që të rimbush rezervat e gjakut dhe të sigurojë ushqim dhe veshmbathje për familjet në nevojë për muajt e dimrit.

Përndryshe, Dita Kombëtare e Shërbimit dhe Përkujtimit filloi më vitin 2002 në nder të viktimave, të të mbijetuarve dhe të gjithë atyre që ofruan ndihmë pas sulmeve të 11 shtatorit. Në vitin 2009, përmes ligjit dypartiak federal, Kongresi i SHBA shpalli 11 Shtatorin Ditë Kombëtare të Shërbimit dhe Përkujtimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button