Ministria e Shëndetësisë nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me OBSH-në

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në takim me Zuzana Jakab në Budapest ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare për bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e cila marrëveshje do të ndihmon në rezistencën antimiktobike, shëndetin mendor dhe jetën e shëndetshme të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Kjo strategji është pranuar tashmë në Maqedoni dhe është plotësisht në linjë me politikat tona si ministry dhe në përgjithësi si vend. Fushat strategjike për bashkëpunim janë më shumë, por do të theksoja, rezistencën antimikrobike, shëndetin mendor dhe jetesën e shëndetshme. Marrëveshja 2018/2019 përfaqëson rindërtimin e kontratës së zbatuar tashmë për 2017/2018 dhe ofron udhëzime dhe objektiva për implementimin në periudhën e ardhshme”, tha ministri Taravari gjatë takimit në Budapest.

Ai bëri të ditur se kjo marrëveshje është dokument që përcakton kornizën e bashkëpunimit të Maqedonisë dhe OBSH-së, duke paraparë aktivitetet dhe objektiva që janë në përputhje em strategjinë e Shëndetësisë për vitin 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button