DERI TE PIKË E LOTIT

Qasje poetike veprës së Behare Shabani Neziri, ODEONI I SHPIRTIT TIM, Libri, Tetovë, 2017.

Me përmbledhjen poetike: “Odeoni i shpirtit tim”, Behare Shabani Neziri poetikisht shpreh nevojat e mbrendshme imagjinative për të mbushur boshllëqet e saja shpirtërore me anë të gjashtë odeoneve, sinonimeve, antonimeve e pasioneve ciklike:

“-Deri te pikë loti”, f.q. 5.
– “Ecjet e mia”, f.q. 29.
– “Odeoni i shpirtit tim”, f.q. 59.
– “Po me atë zjarr”, f.q. 87.
– “Më merr të lutem”, f.q. 111.
– “Për ditët pranverë”, f.q. 133.

Me anë të këtyre gjashtë shtyllave poetike, Behare Shabani Neziri, fjalë pas fjale, emocion pas emicioni,, pasion pas pasioni, varg pas vargu, poezi pas poezie krijon atë boshtin tërësor lirik të Odeonit të saj shpirtëror. Pēr qasje poetike do të marrim poezinë e ciklit të parë: “Deri te pikë e lotiti”, strofa e tretë, f. q. 10.

“I shikoja lotët e gëzimit që më pikonin /Mbi shtatin e tij që pikëlohej me dashuri /Ku ja shikoja shikimet që më kërkonin/ Ta merrja në krahë e t’i thosha Lindi je ti”
Poetja Behare dy dashuritë e ndara e të pa lidhura me anë të impulseve të mbrendshme shpirtërore i lidh e i bashkon me anë të “pikave” lëngut apo ujit më të pastër e më të shtrejtë të “lotitit”. Pra, si hallkë kryesore poetike e bashkimit dhe lidhjes me Lindin është “pikë loti”, “Sikur bukuria e qiellit mbi mua u derdh/ Kur lot e shtat me sy ia ledhatova”. Lumi i “lotit” dhe “ledhatimi” dashuror krijojnë atë urën e emocionuese të bashkimit poetik-shpirtëror.

SENTIMENTI POETIK I ODEONIT TË SHPIRTIT TIM

Emocinet, frymëzimet, pasionet sentimentet poetike në odeonin e Behare Shabani Neziri, nuk shprehen vetëm me ndjenja  por edhe me veprime poetike, për poeten ndjenjat e vërteta janë përkushtime, angazhime, pasione vepruese, detyruese simpatike e empatike, të gjitha këto i shpreh në poezinë e ciklit të tretë: “Odeoni i shpirtit tim:

“Mes shkuleve të dashurive përtej jetës flakë
Është odeoni i shpirtit tim vullkan moti
Që syve shikimet ua mat kur stuhia i përgjak
Me dashuri të kota që kujtesë është loti”, f.q. 84.

Pasionet  ndjenjat poetike të poetes Behare krijohen mes veprimeve, “mes shkuleve të dashurisë përtej jetës flakë”, është “vullkan moti”,  “syve shikimeve ua mat kur stuhia i përgjak”. Poetja atë që e ndien në odeonin e shpirtit të saj e transformon në gjykime e veprime poetike, nuk pajtohet vetëm me sentimentet frymëzuese ndjenjash, ky është kriteri artistik i odeonit të saj, po qe se shpirti saj s’bëhet “vullkan moti”, kur “stuhia përgjaket” atëherë vet ndjanjat si ndjenja, të vetmuara janë falce, Beharja s’do të mashtrojë veten dhe të tjerët me ndjenja falce, por me detyrime, angazhime, përkushtime, veprime, gjykime e perceptime poetike.

Odeoni poetik i Behare Shabani Nezirit nuk është i ndërtuar me instikte çoroditëse e të helmuara, por janë të lidhura e të kryqëzuara njëra-me tjetrën dashurisht, zëvendësojnë e ndihmojnë njëra-tjetrën:
“Ëmbël shikimet seç u lidhën
Me naze përmes shtatit tim
Buzët nisën që të më dridhen
Kur e shikova atë shkëlqim” , “Mes dy syve” f.q. 147.

Pra, kur poetët flasin me sy, s’duhet asnjë gjuhë tjetër. Kur instiktet sentimentale poetike janë të natyrshme, të pacënuara, spontane, pa kurrfarë kufizimesh atëherë mbretëron qartësia dhe harmonia poetike, këtë harmoni e ka “Odeoni i shpirtit tim”. Urime e përgëzime poetja jonë e respektuar Behare Shabani Neziri për Odeonin e shpirtit tuaj!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button