Informacionet do të jenë më të qasshme, ligji do të ndryshohet deri në fund të këtij viti

Pas ndryshimeve të përgatitura për Ligjin për audio dhe shërbime audio-vizuele, Qeveria solli vendim për qasje pa pagesë për mediumet deri te Kadastra dhe Regjistri Qendror, ndërsa deri në fund të këtij viti do të ndryshohet edhe Ligji për qasje të lirë te informacionet me karakter publik, njofton Portalb.mk.

Ligji për qasje të lire te informacionet me karakter publik, si një nga ligjet që ndërlidhet me reformat në mediume, ende nuk është rend dite në Qeverinë së Republikës së Maqedonisë, ndërsa planifikohet të jetë pjesë ka fundi i vitit 2017. Deri te një përfundim i këtillë “Vërtetamtësi” erdhi pas përgjigjeve nga zëdhënësit e Qeverisë si dhe sqarim shtesë nga ana e ministrit Robert Popovski. Pyetjes së drejtpërdrejtë të “Vërtetmatësit”, se për se në numrin e aktiviteteve tagrapaguese për reforma në sferën e mediumeve në Planin 3-6-9 të Qeverisë së RM-së nuk përmenden ndërrimet e Ligjit për qasje të lirë te informacionet me arakterit publik, nga zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski morëm përgjigjen në vazhdim:  

Transparenca është një prej prioriteteve të qeverisë së re të RM-s, gjithashtu edhe mediumet të lira dhe të përgjegjshme. Aktivitetet e parapara me planin 3-6-9 janë precize dhe të njëjtët zbatohen me dinamikën e paraparë. Në lidhje me ndryshimet në ligjit për mediumet, janë dërguar ftesa deri te mediumet dhe shoqatat e medieve për parashtrimin e propozimeve dhe komenteve për Ligjin për ASHAV. Deri në fund të korrikut të vitit 2017 janë dorëzuar me dhjetëra propozime…

Pas kësaj përgjigje “Vërtetmatësi” kërkoi sqarim shtesë nga ministri Robert Popovski. Popovski vërtetoi se se është në dijes pasi Ligji për qasje të lirë te informacionet është pjesë e Reformave urgjente me prioritet, si dhe që i njëjti propozim është kërkesë me prioritet nga ana e shoqatave të gazetarëve. Sqarimet e Popovskit ishin se ai ligj është lënë me vetëdije për të ardhmen e afërt, për shkak të dinamikës së punës në Kuvend, si dhe për shkak të saj se nuk do të funksionojë gjatë kohës së fushatës së zgjedhjeve lokale.

“Ndryshimet e Ligjit për qasje të lirë n informacione të karakterit publik janë lënë për tremujorin e dytë nga Plani 3-6-9 dhe se do të jenë pjesë e rendit ditor deri në fund të këtij viti”, tha Popovski

 

NDRYSHIMET E LIGJIT I CILI DUHET TË JETË NË MESIN E ATYRE ME PRIORITET

Ky ligj, sipas përfundimit të opinionit profesional, përfshirë edhe mediumet dhe ekspertët ose organizatat joqeveritare të cilat veprojnë në sferën mediatike, do të duhet sa më parë të jetë pjesë në listën e prioriteteve, të paktën në afat prej gjashtë muajsh nga puna e Qeverisë. Ashtu siç është, është miratuar para 10 viteve, ai ligj frenon mediumet që të realizojnë rolin themelorë – informacion i qartë, preciz dhe në kohë për punën e institucioneve dhe çështjeve të tjera në shoqëri të cilat kanë rëndësi jetikë për qytetarët. Fundja, kjo përfshihet edhe në Kërkesën për reforma sistematike mediale, nënshkruar dhe publikuar në fillim të korrikut nga ana e Shoqatës së Gazetarëve në Maqedoni (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGM), Këshilli për Etikë në Mediume në Maqedoni (KEMM), Instituti për Studime të Komunikimit (ISK) dhe Instituti M,aqedonas për Mediume (IMM). Në pjesën e çështjeve me prioritet që duhet të zgjidhet në fazën e parë, pesë organizatat njëzëri deklarojnë që një ndër to është edhe Ligji për qasje në informacione me karakter publik:

 Qeveria, ministrat përkatës, Kuvendi, gjykatat dhe të gjithë institucionet publike, duhet të sigurojnë qasje të shpejtë, të drejtë dhe të barabartë deri te informacionet me karakter publik për të gjithë mediumet…Të shqyrtohet mundësia për ndryshim të Ligjit për qasje të lirë në informacione të karakterit publik me qëllim (1) të sigurohet afat më i shkurtër për qasje, i cili do të ju mundësonte gazetarëve që sa më shpejtë të vinë deri te informacionet e kërkuara dhe dokumentet (me mundësi mes 7 deri në 10 ditë pune), dhe (2) të ngushtohen maksimalisht bazat për refuzim të kërkesës për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, përkatësisht të mos ju lihet hapësirë institucioneve për interpretim arbitrar me qëllim që të fshihen informacionet dhe të pamundësohet e drejta për qasje të informacionet;

Por, këtë nuk e kërkon vetëm opinioni vendor, por kërkesa është pjesë edhe e Reformave urgjente me prioritet të cilët i përcaktoi Bashkimi Evropian për Maqedoninë në vitin 2015 dhe të cilët Maqedonia, në vazhdimësi përsërit se do t’i realizojë. Në pjesën për mediumet dhe lirin e shprehjes në RUP, mes tjerash kërkohet edhe reforma në vazhdim:

В.  Qasje deri të informacionet – të adresohen pengesat kryesore me të cilat ballafaqohen gazetarët gjatë marrjes së informacioneve me karakter publike ( për shembull mossuksesi i trupave relevant që t’ju përgjigjen më shumë kërkesave për informacione, padrejtësisht përmes shfrytëzimit të kategorisë “i klasifikuar” për dokumente të cilët nuk janë të kësaj natyre). 

 NDRYSHIMET E NEVOJSHME TASHMË JANË DETEKTUAR

Ndryshimet e Ligjit janë më tepër se të nevojshme. Pikat për ndryshime, poashtu, janë të determinuara nëpër shumë analiza dhe diskutime për këtë Ligj. Për këtë temë ka shkruar edhe “Vërtetmatësi” kohët e fundit. Prej analizës doli se disa pika për ndryshime të këtij ligji, i vogël, por i vjetruar, sepse në thelb nuk është ndryshuar më tepër se një dekadë prej kur është miratuar. Bëhet fjalë për ndryshime të patjetërsueshme në afatet për përgjigje, nën kompetencat e Komisionit për mbrojtje të së drejtës për marrje të informacionit me karakter publik dhe për rritjen e dënimeve, përderisa kjo e drejtë nuk respektohet. Pikërisht për këtë, pasi që bëhet fjalë për një ligj të rëndësishëm, ndryshimet e të cilit sipas opinionit profesional nuk janë të mëdha, të mëdha janë pritëshmritë se ato ndryshime do të realizohen shumë shpejtë dhe se ky ligj do të gjendet në listën e prioriteteve të Qeverisë, në pjesën e reformave mediatike. Për më tepër për këtë ligj nuk është e nevojshme dy e treta e shumicës parlamentare në Kuvend. Në ndërkohë, Qeveria në seancën e 26 të mbajtur në fillim të shtatorit (05.09.2017), solli vendim për transparencë të mëtejme dhe nxitje të gazetarisë investigative, duke hapur qasjen pa pagesë në Regjistrin Qendror dhe në Kadastër. Në vendimin e qeverisë thuhet:

E drejta e mediumeve dhe gazetarëve që të jenë të lirë dhe ta papenguar në hulumtim, qeveria sot mbështeti edhe një masë me të cilën punonjësve mediatik ju mundëson të drejtën e shfrytëzimit pa pagesë të shërbimeve në Regjistrin Qendror dhe në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive, Me këtë masë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë ju përgjigj kërkesave të gazetarëve dhe të shoqatave të gazetarëve dhe siguroi qasje të lirë deri të burimet e informacionit të rëndësishme për investigim gazetaresk. 

Kjo u kërkua nga mediumet dhe nga organizatat profesionale, ndërsa miratim i tij u përshëndet, me ç’rast inkurajohet Qeveria që sa më parë të sjell edhe ndryshimet e Ligjit për qasje në informacione me karakter publik.

BURIMI: Vërtetmatës.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button