Zgjedhjet lokale 2017 dhe konkurrimi liderëve politik

Tendenca e fundit e kryetarëve të partive politike tek shqiptarët e Maqedonisë, që të kandidojnë në zgjdhjet lokale për të parin e komunës prej nga vijnë, është metodë e “politikanit tranzitor”. Në asnjë moment nuk duhet kuptuar se problemet lokale janë të “rendit të dytë”, dhe se nuk meritojnë kandidat serioz që të garojnë në zgjedhjet lokale. Por, pikërisht e kundërta, duhet kërkuar dhe përshtatur kandidatin më të mirë dhe më serioz nga partitë garuese politike, pasi cështjet dhe problemet lokale janë me shumë interes për banorët dhe konceptin politik që disponon një parti politike. Cështja e zjgedhjeve lokale nënkupton zgjedhja e kandidatit më të mirë dhe kushimisht më të përshtatshëm për implementimin e konceptit të caktuar. Kjo nuk nënkupton se përvec liderit politik, nuk ka kandidat tjetër të përshtatshëm që implementon konceptin e partisë prej nga vjen. Nëse do të ishte argument kryesor se përvec liderit, nuk ka kapacitete të brendshme partiake, atëherë kjo duhet kuptuar si dobësi e jashtëzokonshme e asaj strukture politike, dhe përgjegjësia më e madhe këtu bie mbi lidertin që ka udhëhequr me një organizëm politik, pa krijuar kapacitete të brendshme që do ta përfaqësojnë denjësisht partinë në garat politike, bazuar gjithmonë në konceptin dhe ideologjinë politike.

Çudia në rastin e fundit në Maqedoni, është se “liderët-kandidat” për garën komunale, të paktën nuk janë kandidat në garë për kryeqendrën e vendit, por për qytete që kanë statusin e “qyteteve provinciale”. Liderët e një partie politike, sado e vogël të jetë ajo, duhet ngritur mbi konceptin provincial/lokal, pasi ndryshe do të trajtohej si prijës i një organizate lokale, Paksa duket paradoksale fakti që partia politike është parti parlamentare, dhe lideri mos ta zhvillojë betejën në parlament, por në kuadër të një komune të vetme. Një gjë e tillë sipas meje është kontradiktore.

Për më tepër, partitë politike që garojnë me kandidatët e tyre në zgjedhjet lokale, kanë prirje të shuhen shumë shpejt nga skena politike. Një gjë e tillë padyshim ju konvenon partive më të mëdha, pasi konkurrenca politike tek segmenti i popullatës ku ata kërkojnë vota, do të jetë shumë me i vogël.  Pyetja që vetvetiu buron nga një kontekst i tillë është “cfar nëse liderët konkurrues në këto zgjedhje lokale, humbin garën në komunat ku konkurrojnë?”. Cfar do të ndodhë në ato raste? A kanë kredibilitet të udheheqin me partinë një lider kur humb zgjedhjet lokale? Përgjigjia është e qartë. Ata duhet të largohen nga sekna politike. Duke pasur parasyshë se tek ne, nuk ka parti me ideologji të qartë politike, por,  më tepër partitë karakterizohen si  parti-lider, që fjalën e parë dhe të fundit e ka lideri, e që nënkupton strukturë politike të kontrolluar dhe me mungesë të demokracisë së brendshme, atëherë vetëvetiu kuptohet se dështimi i liderit është edhe dështim i partisë politike që ai/ajo udhëheq. Raste të tilla janë të freskëta në Maqedoni, sic ishte rasti i Rufi Osmanit në Gostivar. Ky i fundit vendosi luftën politike ta zhvillojë në Gostivar dhe jo në kuvendin popullor. Kjo i dha epitetin e një partie lokale RDK-së, ndërsa z.Osmani në vend që ta zgjeroj dhe shtrijë partinë që udhëhiqte, e tkurri dhe zvogëloi maksimalisht.

Duhet kuptuar më drejtë funksionin e liderit, pasi i njëjti duhet të synojë zgjerimin, shtrirjen dhe veprimin e partisë në nivel sa më të gjërë, dhe jo e kundërta, të tkurret dhe fokusohet në një rajon specifik, duke dëshmuar simptomin e përvuajtuar të politikanëve të vegjël, pasi kanë mision veprimin “lokalo-patriotik”.

Vlerësoj se ndoshta duhet marrë pak më tepër mësim nga teorite politike. Teoritë e ndryshme thonë se ata që janë udhëheqës të mirë politik, janë individ që më së paku duan pzicione në vendin e parë, e aq më pak vendin e parë në nivel lokal! Këta janë individë që jo me cdo kusht kërkojnë fuqi institucionale, por duhet të posedojnë autoritet nga popullata, duke u karakterizuar nga gjykimet objektive që kanë, e që vlerësohen maksimalisht nga opinioni dhe popullata ku veprojnë. Gjykimet e tyre, natyrisht duhet të jenë me relevancë për cështje të caktuara shoqërore, përfshi arsimin, shëndetësinë, gjendjen socio-ekonomike, zhvillimin dhe partneritetin e vendit, e shumë e shumë cështje tjera shoqërore.

Kur flasim për tiparet e një politikani të mirë apo keq, natyrisht, duhet marrë në konsideratë edhe “kulturën politike” të vendit ku jetojmë. Për shembull, profili i një politikani të mirë nga shtetet Ballkanike, gjithmonë në në kontekstin kulturor, dallon shumë nga një politikan i shteteve Skandinave.

Nëse mund të përgjithësohen karakteristikat e një udhëheqës të mirë politik, atëherë mdun të thuhet se lideri politik është:

  • ai/ajo që ka integritetit dhe besnikëri ndaj njerëzve që përfaqëson parasëgjithash;
  • ai/ajo që disponon komunikim të mirë dhe aftësi interpersonale, që janë në gjendje të punojnë me njerëzish të ndryshëm, gjithmonë me synim për të arritur më të mirën për interesin e përgjithshëm të popullatës.
  • ai/ajo që mund t’i rezistojë tundimeve dhe joshjeve të ndryshme të arenës politike;
  • ai/ajo me karakter të fortë, me ndërgjegjie dhe karizëm;
  • ai/ajo që është i gatshëm të dëgjojë nevojat e njerëzve të zakonshëm dhe t’i përfaqësojë ata me besnikëri;
  • ai/ajo që ka kurajon për t’i thënë gjërat që duhen thënë, dhe jo gjërat se çfarë dëshiron t’i dëgjojë publiku;
  • ai/ajo që është i gatshëm të marrë vendime të vështira (dhe ndoshta jopopullore) për të mirën dhe interesin e shoqërisë;

Natyrisht, ne jemi shumë  larg këtyre praktikave në përgjithësi, por duhet kuptuar tendencën se liderët politik kanë një prirje nga poshtë-lartë, duke u ngritur në shkallë dhe jo duke zbritur shkallëve. Raste të suksesshme të politikanëve që janë ngritur nga lider lokal apo rajonal, në lider nacional, janë të shumtë, por që asnjëherë nuk janë rikthyer, dhe nuk jan limituar në veprime lokale, pas ngritjes së tyre politike. Rasti  fundit në Maqedoni, mund të jetë një rast tipik I politikanit tranzit.

Këtu dua të them se gara e fundit për konkurrencë në zgjedhjet lokale e liderëve politik, gara paraprake për zgjedhjet parlamentare, duket se i vë këta lider politik në pozicione gjithnjë tranzitore, duke lëvizuar vazhdimisht nga njëri nivel në tjetrin. Koha do të tregoj më së miri, por kërcënimi i tkurrjes së këtyre partive politike, është shumë real.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button