Kjo farë ju ndihmon të humbni peshë, lehtëson diabetin, hipertensionin, gastritin …

Farat e kanarinës njihen zakonisht si ushqim zogjsh. Përtej kësaj, ato mund të konsumohen dhe nga njerëzit për shkak të kontributit të madh të aminoacideve dhe proteinave që i japin organizmit tonë.
Kjo farë përmban enzima përgjegjëse për zhdukjen e yndyrës që depozitohet në organizmin tonë dhe stimulojnë sistemin e tretjes.

Shikoni më poshtë shumëllojshmërinë e pafundme të përfitimeve të farës së kanarinës.

– Ndihmojnë në tonifikimin e muskujve të barkut
– Përmban një larmi të madhe të vetive lehtësuese
– Janë të shkëlqyera kur bëhet fjalë për djegien e yndyrave dhe uljen e kolesterolit
– Lufton mbipeshën dhe fryerjen e barkut
– Punon shumë mirë kundër hipertensionit
– Parandalon arterosklerozën
– Është një antioksidant i fuqishëm natyror
– Është një përbërës i mbushur me proteina me origjinë bimore
– Ndihmon për të eliminuar diabetin

Përfitimet e bëjnë atë një përbërës shumë të efektshëm natyror për trajtimin e inflamacionit në organe të brendshme si të mëlçisë, veshkave ose pankreasit.

Ja si të përgatisni qumësht me farë kanarine

Shtoni 5 lugë me fara në një gotë me ujë të ëmbël (me mjaltë, kurrë me sheqer) dhe lëreni brenda natës. Kur të zgjoheni, vendosini farat në blender.
Nëse dëshironi, shtoni disa fruta të freskëta ose qumësht bajamesh te përgatitja në blender.
Kjo është një pije jashtëzakonisht ushqyese dhe energjike, që do t’ju ndihmojë të keni një shëndet më të mirë gjatë ditës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button