“Ku është oqeani?” fenomeni i rrallë i shkaktuar nga Irma zhduk ujin nga plazhi (VIDEO)

Pamjet e jashtëzakonshme nga Bahamas tregojnë se bregu u tërhoq më shumë se zakonisht, duke bërë që uji të zhdukej nga një sipërfaqe e madhe e plazhit.

@Kaydi_K, një përdoruese në Twitter nga Long Island, Bahamas, në një postim shkruajti të premten: “Jam në dyshime momentalisht… kjo është Long Island, Bahamas dhe uji i oqeanit mungon!!!”

Në pamjet ajo mund të shihet teksa ecën në katin e ekspozuar të oqeanit, që është i tharë dhe i mbuluar nga guacka të mëdha.

Megjithatë, një tjetër përdorues postoi një foto të plazhit të ekspozuar në një zonë tjetër në Bahamas dhe tregonte se i ishte kthyer normalitetit brenda disa orëve.

Uragani Irma, që goditi Bahamas të premten, është kaq i fuqishëm sa ka prekur formën e oqeanit në Long Island, megjithatë ekspertët parashikojnë që t’i kthehet normalitetit gjatë ditës së diel.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP