Presidenti Thaçi udhëtoi për në Uashington ku do të nënshkruaj marrëveshjen mes Kosovës dhe MCC-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me koordinatorin nacional për Sfidën e Mijëvjeçarit në Kosovë, Petrit Selimi.

Presidenti Thaçi të martën në emër të Republikës së Kosovës, do të nënshkruaj marrëveshjen mes Kosovës dhe MCC-së, në prani të shumë kongresmenëve dhe senatorëve amerikanë, të cilët e kanë mbështetur Kosovën tash e sa dekada.

Kjo marrëveshje prej 49 milionë dollarëve amerikan do të fokusohet në dy fusha: Sundimi i Ligjit dhe Efiçenca në Energji, përmes projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme që do të implementohen përgjatë 4 viteve.

Është kjo ceremonia e parë në historinë e MCC-së, që nënshkruan një marrëveshje të tillë në Kongres.

Kosova është parakualifikuar për programe të MCC-së, në nëntor të vitit 2015, me qëllim identifikimin e f

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button