“Irma” mbërrin në Florida, miliona të evakuuar, Trump: Zoti na bekoftë! #VIDEO

Pasi goditi rëndë Kubën, e pasi i fuqizua duke u rikthyer në stuhi të kategorisë së katërt, uragani “Irma” arriti në ekstremin jugor të Floridës.  Gati i gjithë shteti është në alarm, e të paktën 36 milionë njerëz rrezikohen nga shkulmet e forta të erës, reshjet e dendura dhe rritja e nivelit të detit.

Përmes një mesazhi në rrjetin social “Twitter”, presidenti amerikan njoftoi se të gjitha trupat e mobilizuara në terren janë gati, e megjithatë fjalët e tij kishin tone apokaliptike.

“Zoti na bekoftë të gjithëve”, shkroi numri një i Shtëpisë së Bardhë.


Uragani parashikohet të godasë ishujt Key Ëest me erëra deri në 209 km në orë, para se të lëvizë drejt veriperëndimit. Mbi 3.6 milionë njerëz janë urdhëruar të evakuohen, me paralajmërimet se rritja e madhe e nivelit të detit do të rrezikojë jetën e kujtdo në rrugën që do të ndjekë stuhia.

Sipas medies amerikane, “ABC Neës”, një person ka humbur jetën. Të kërcënuara nga rritja e nivelit të ujit, që mund të arrijë në 4.6 metra, janë edhe ishujt koralore, shumica e të cilave gjenden vetëm pak metra mbi nivelin e detit.

Një zyrtar paralajmëroi se qëndrimi në ishuj do të nënkuptonte vetëvrasje. Ndërsa stuhia po drejtohet nga veriu i Floridës, mbi 430 mijë shtëpi raportohet të kenë mbetur pa energji elektrike.


Guvernatori i Floridës, Rick Scott ka vënë në dispozicion 390 qendra strehimi, ku janë grumbulluar shumë të moshuar, familje e gra afroamerikane. Ai u tha të shtunën në mbrëmje banorëve se i gjithë shteti është në gjendjen e emergjencës, duke u bërë atyre thirrje të largohen drejt zonave të evakuimit.

“Nëse jeni urdhëruar të evakuoheni, duhet të largoheni tani. Kjo është mundësia juaj e fundit. Mos e vini në rrezik jetën tuaj dhe të familjes suaj”, tha Rick Scott.

Qendra federale e Menaxhimit të Katastrofave tha se personat që nuk u evakuuan janë në rrezik të madh. Uragani “Irma” shkaktoi të paktën 24 viktima në ishujt e Karaibeve, të cilat i goditi me shpejtësi para se të marshonte drejt Floridës. Meteorologët thonë se “Irma” është stuhia më e fuqishme në 100 vitet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP