Homazhe për aktoren Hajrie Rondo

Aktorja Hajrie Rondo është përcjellë këtë të dielë për në banesën e saj të fundit, pas ndarjes nga jeta një ditë më parë në moshën 66-vjeçare, shkruan Top Channel. Homazhet në nder të saj janë mbajtur në banesën në Himarë, në vendlindjen e bashkëshortit të saj, në një ceremoni familjare.

Rondo u nda nga jeta duke lënë pas një karrierë të pasur, me 100 role në skenë dhe 20 role të tjera në kinema e televizion.

Dalja e saj e fundit në skenë ishte rreth një vit më parë në dramën “Tre dhëndurët”. Ndër rolet e saj më të spikatura janë Donika Saro te filmi “Një vit i gjatë”, Tana te “Përrallë nga e kaluara”, Evanthia në filmin “Pesha e kohës”, apo roli me Sejfulla Myftarin te komedia “Gjithë fajet i ka paraja”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button