Çiklisti shqiptar në Botëror, por s’ka biçikletë!

Çiklisti nga Shqipëria, Ylber Sefa , i cili ishte një tre të përzgjedhurit e Federatës Shqiptare të Çiklizmit për të marë pjesë në Botërorin në Bergen të Norvegjisë, nuk do të garojë atje, pasi nuk ka kronometër, ose thjesht thënë biçikletë.

Për Botërorin që nis më 17 dhe do të zgjas deri më 24 shtator, çiklisti shqiptarë është përgatitur pltë një vit dhe në pamundësi për të siguruar biçikletën, Ylber Sefa është detyruar të heq dorë përfundimisht nga kjo sfidë jo pak e rëndësishme për ‘CV’-në e tij.

“Të përgatitesh një vit të tërë për të pritur garën më të rëndësishme, siç është kampionati botëror, për secilin është një ëndërr. Pas gjithë sakrificave nuk ke një biçikletë nga ekipi përkatës,” ka shkruar Sela në rrjetet sociale. Menjëherë ka reaguar Federata e Çikliymit të Shqipërisë dhe sekretari i përgjithshëm Alfred Tahiraj, i ka dhënë të drejtë çiklistit, ndërsa ka pranuar se ky institucion e ka të pamundur financiarisht të mbulojë shpenzimet për blerjen e një biçiklete kronometër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button