Kim nuk ndalet! Dha urdhër për rritjen e potencialit bërthamor të Koresë Veriore

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un dha urdhër që të vazhdojnë hulumtimet shkencore për rritjen e potencialit bërthamor të vendit, publikuan sot mediat koreanoveriore.

“Duhet ta përparojmë zhvillimin shkencor, që ta rrisim potencialin bërthamor për vetëmbrojtje”, deklaroi Kim në pritjen e organizuar për shkencëtarët, të cilët kanë punuar në bombën hidrogjenike.

Ai deklaroi se prova e gjashtë bërthamore “është fitore e madhe e popullit korean dhe dëshmi se Koreja Veriore është fuqi bërthamore, e cila ka raketë balistike interkontinentale me mbushje hidrogjenike”

Koreja Veriore provën e pesë bërtamore e ka kryer më 9 shtator të vitit të kaluar, ndërsa provën e gjashtë para një jave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button