Zbulohet lidhja e re, ja kush është i dashuri i Aurela Hoxhës (FOTO)

Sado është përpjekur ta ruajë për vete çdo detaj të jetës private, kureshtja e publikut për modelen e njohur Aurela Hoxha ka qenë gjithmonë e madhe. Divorci pas një martese 12-vjeçare nuk kaloi pa u komentuar gjatë në media, por Aurela nuk preferoi asnjëherë të fliste për të duke e ruajtur gjithmonë si një gjë private pa arsye për të dalë në publik.

Në daljet e fundit në media, Aurela nuk e ka mohuar se është në një lidhje të re dashurie, por nuk ka preferuar të zbulojë asgjë për personin që i ka rrëmbyer zemrën.

Projektet në fushën e modës, Aurela nuk i ka lënë asnjëherë, as udhëtimet e shpeshta gjatë sezonit veror. Por në një periudhë pushimesh në Shqipëri është kapur mat në shoqërinë e një djali të panjohur për publikun.

Panorama, këtë fundjavë ka publikuar disa foto të modeles, të shkrepura pak ditë më parë në plazhin e Dhërmiut.

Siç duket edhe në foto, modelja është treguar e kujdesshme me lëvizjet dhe gjestet për të mos rënë në sy të të tjerëve. Aq më tepër që bashkë me të ishin edhe miqtë e saj të njohur, Dorina Gegiçi dhe Endrit Mërtiri. Megjithatë, disa detaje duket se të çojnë të mendosh se ky është partneri i ri i Aurelës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button