Ja për çfarë kanë folur Trump – Erdogan në bisedën e mbrëmshme telefonike

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një bisede të mbrëmshme telefonike, janë pajtuar për të punuar së bashku për lidhje më të forta dhe për siguri rajonale, kanë thënë zyrat e të dy liderëve, shkruan REL.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se zoti Trump ka “theksuar përkushtimin e përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë, për të punuar së bashku, për ta shtuar stabilitetin në rajon”.

Presidenca e Turqisë ka njoftuar se të dy liderët kanë theksuar partneritetin strategjik ndërmjet dy shteteve dhe “rëndësinë e vazhdimit të punës së përbashkët për forcimin e mëtejshëm të raporteve bilaterale dhe për rritjen e stabilitetit në rajon”.

Kjo bisedë telefonike u bë një ditë pasi Erdogan i dënoi akuzat e autoriteteve amerikane kundër disa shtetasve turq për shkelje të sanksioneve financiare kundër Iranit, përfshirë dhe ish-ministrin e ekonomisë së Turqisë, Zafer Caglayan.

Erdogan tha se akuzat ishin politikisht të motivuara kundër Turqisë, që është aleate shumëvjeçare e Shteteve të Bashkuaa dhe anëtare e NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button