KSHZ: 65 vendime për regjistrim, 22 për fshirje dhe 133 për ndryshim të të dhënave në Listën Zgjedhore

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) bëri me dije përmes një kumtese se më 9 shtator në mesnatë, ka përfunduar kontrolli publik në Listën Zgjedhore, i cili filloi më 21 gusht dhe zgjati 20 ditë.

Në njësitë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së, kontroll kanë bërë gjithsej 21.594 qytetarë, janë marrë 65 vendime për regjistrim në Listën Zgjedhore, 22 vendime për fshirje dhe 133 vendime për ndryshimin e të dhënave në Listën Zgjedhore, kurse përmes aplikacionit elektronik të Listës Zgjedhore gjatë kësaj periudhe, ka pasur 203.191 kontrolle.

Tani mbetet që në afat prej pesë ditësh, respektivisht më së voni deri më 14 shtator, KSHZ-ja t’ua dorëzojë Listën Zgjedhore partive politike për kontroll, të cilat në afat prej pesë ditësh nga marrja e Listës Zgjedhore, respektivisht më së voni deri më 19 shtator, KSHZ-së mund t’i paraqesin kërkesa për regjistrim, fshirje ose ndryshim të të dhënave. Pas këtyre kërkesave, KSHZ-ja do të duhet të marrë vendim brenda tri ditëve. Listën Zgjedhore, në të cilën janë përshirë të gjitha ndryshimet që dalin nga kontrolli publik, KSHZ-ja do ta mbyllë më së voni deri më 24 shtator, njoftojnë nga KSHZ-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button