Ja cilat janë pikat tuaja më të dobëta, sipas shenjës së horoskopit

Gjërat të cilave u frikësohemi dhe mënyra si reagojmë, flasin shumë për ne si njerëz. Frika është një emocion i rëndësishëm që na tregon si të jemi të kujdesshëm me disa elemente në jetën tonë. Mund të tregojë edhe sa shumë kujdesemi ne për dicka. Nëse keni frikë mos humbisni dikë që njihni, kjo do të thotë që ata janë më të rëndësishëm për ju, se sa një i huaj.

E njëjta gjë vlen për dobësitë. Ka pjesë të vetes sonë që nuk i kemi ushqyer aq shumë. Me kalimin e kohës dhe me përpjekje, ato mund të kthehen në pika të forta. Prania e frikës dhe dobësisë, në fund të fundit, nuk është gjë e keqe.

Dobësia bëhet emocion negativ apo joproduktiv kur ne nuk e pranojmë ekzistencën e saj, ose nuk e kontrollojmë në mënyrë aktive. Shenjat e zodiakut janë treguese të pikave të forta dhe të dobëta të personalitetit tonë. Më poshtë, një listë e frikërave dhe dobësive të secilës shenjë.

Dashi

Një luftëtar dhe mbrojtës natyror, Dashi mund të futet pak si shumë në rolin e tij. Ata të shenjës së Dashit janë të prirur të jenë protektivë me tepri dhe ofendohen shumë shpejt. Zemërimi u rritet shpejt dhe Dashit i duhet të përpiqet shumë për të mbajtur nën kontroll zemërimin e tij.

Demi

Një prej shenjave më të qëndrueshme, Demit i duhet të përpiqet shumë për të hequr dorë. Demi kërkon gjithmonë që të ruajë njësoj jetën apo elementet, duke mos kërkuar ndryshim apo rritje. Ata të shenjës së Demit fiksohen lehtësisht pas një rezultati apo një personi. Ky fiksim shkakton varësi, apo një mendim të ekzagjeruar për atë që është.

Binjakët

Binjakët kanë një pikë vecanërisht të dobët për debatet. Atyre u shijon akti i të debatuarit por urrejnë t’u thuhet që e kanë gabim. për ta është shumë e kollajtë që të marrin si ofendim, apo si personal, një mendim ndryshe.

Gaforrja

Kampioni i zvarritjes, ata të shenjës së Akrepit mund të lejojnë që situata dhe emocionet e tyre t’i bëjnë dembelë dhe joproduktivë. Personave të shenjës së Akrepit u pëlqejnë justifikimet.

Luani

Për njerëzit e shenjës së Luanit, besimi është vecanërisht i rëndësishëm. Ata e kanë të vështirë të ekuilibrojnë besimin, pasi disave u besojnë shumë pak, e të tjerëve me tepri. Kur njerëzit e shenjës së Luanit ndiejnë se nuk mund t’i besojnë askujt, apo që askush nuk u beson, ata futen vërtetë në depresion.

Virgjëresha

Personave të shenjës së Virgjëreshës nuk u pëlqen aspak të jenë vetëm. Në të njëjtën kohë, shumica e tyre i druhen refuzimit deri në atë pikë që, sapo lidhen me një person, ata e braktisin menjëherë atë individ. Kjo sjellje e të lënit të njerëzve përpara se të lihen prej tyre, është fataliste dhe rrallëherë e nevojshme.

Peshorja

Kokëfortë nga natyra, ata të shenjës së Peshores luftojnë kundër konformizmit. Të qënit nervozë ua bën të vështirë të shohin pikëvështrimin e të tjerëve, kur vjen puna se si zgjedhin të jetojnë jetën e tyre.

Akrepi

Personat e shenjës së Akrepit kanë një marrëdhënie të ndërlikuar me vetë frikën. E kanë të vështirë ta pranojnë për atë që është. Të mësuarit për të përballuar me llojet e ndryshme të frikërave që ndeshin, është një kapitull i rëndësishëm në jetën e tyre.

Shigjetari

Shigjetari është kryesisht i frikësuar nga e panjohura. Ata e mbushin errësirën me monstra dhe frikëra. Ata mundohen të jenë mirënjohës në eksplorimin e jetës, por shpesh herë shemben dhe turpërohen prej kësaj.

Bricjapi

Komunikimi është Thembra e Akilit e Bricjapit. Personat e kësaj shenje kanë frikë nga mendimet e të tjerëve dhe kjo i fut në siklet dhe në ankth. Kjo frikë, bashkë me atë të braktisjes, i bën hezitues dhe të trembur.

Ujori

Besimi i tepruar dhe kënaqësia ekstreme emocionale është pika e dobët e Ujorit. Ata shfaqen si karaktere ekstreme dhe të fortë, gjë që ua bën të vështirë të tjerëve t’u afrohen. Ata i kuptojnë dhuntitë e tyre, dhe pikat e forta, por ndonjëherë e ekzagjerojnë me kryelartësinë.

Peshqit

Njerëzit e tyre të dashur i kanë nën kontroll ata të shenjës së Peshqve. Një fjalë e rëndë apo një kompliment hezitues mund të ndikojë fort tek ata. Ndonjëherë bëhen shumë të varur prej të tjerëve, duke mos kultivuar kështu forca dhe aftësi të brendshme./bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP