A e dini përse Gramoz Ruçi nuk lejohet të shkelë në SHBA?

Ditën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë u votua Gramoz Ruçi si kryetar i Kuvendit.

Pavarësisht kundërshtimeve të Partisë Demokratike dhe LSI-së, Ruçi mori votat e nevojshme për t’u konfirmuar si kryetar Kuvendi në mandatin e dytë të qeverisë Rama.

Një ndër arsyet pse opozita kundërshtonte votimin e Ruçit është përfshirja e tij në strukturat e partisë Komuniste, por edhe me justifikimin se Gramoz Ruçi nuk lejohet të shkelë më në SHBA për shkak se është shpallur “person non grata”, shkruan Politiko.al.

A e dini pse Gramoz Ruçi nuk lejohet të shkelë në SHBA?

Mësohet se Ruçi është përjashtuar nga mundësia e marrjes së vizës amerikane pasi akuzohet për “përfshirje në trafikimin e qenieve njerëzore”.

Kjo përgjigje i ka ardhur Fatos Nanos në kohën kur ai është interesuar për arsyet e shpalljes “person non grata”.

Sot Gramoz Ruçi është kryetari i Kuvendit të Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button