A mund të ngelesh shtatzënë gjatë menstruacioneve?

Dija është baza e parë për kontracepsion të shëndetshëm. Shumica e femrave nuk marrin guximin të pyesin a mund të ngelen shtatzënë gjatë menstruacioneve.

Përgjigjja e vërtetë merret me një llogari të lehtë. Në të vërtetë, dita e parë e menstruacioneve është edhe dita e parë e ciklit. Ovulacioni mund të ndodhë midis ditës së 11-të dhe të 21-të – atëherë vezorja liron qelizën vezore.
Mesatarisht, ditët e pëlleshme përfshijnë 5 deri në 7 ditë në muaj andaj femra e cila ka cikël të rregullt prej 28 deri në 30 ditësh më së shpeshti nuk mund të ngelet shtatzënë gjatë menstruacioneve.

Mirëpo, femrat me ciklin më të shkurtër mund të hyjnë në ovulacion që para përfundimit të ciklit.
Për shembull, në një hulumtim, 10 për qind të femrave kanë qenë të frytshme që në ditën e gjashtë të ciklit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button