Hetimi për vdekjen e vogëlushes Tamara ngelet mes prokurorisë dhe mjekësisë ligjore

Prokuroria po heton a ishte shkak i vdekjes vogëlushes Tamara, vendimi i mjekëve që të mos kurohet jashtë. Dhe këtu ka ngecur hetimi i cili po zgjat tani më dy vite e gjysmë. Drejtësinë për vjazën e cila vdiq duke pritur që shteti t’i mundësojë kurim jashtë vendit, prindërit e saj do ta kërkojnë në Strasburg, njofton Telma.

Nga prokuroria thonë që është duke u punuar në këtë rast dhe se janë marrë në pyetje nëtë persona për të cilët dyshohet se kanë kryer vepër penale ‘punë të papërgjegjshme’, dhe janë mbledhur materiale dhe fakte, por që është në pritje obduksioni i plotë.

Duke u bazua në rezultatet e raportit mjekësor dhe nga obduksioni i mjekësisë ligjore, prokuroria dhe urdhër për plotësimin e të dhënave të obduksionit nga Instituti i mjeësisë ligjore. Për të kompletuar materialin, prokuroria dy herë njoftoi për urgjencën e marrjes së të dhënave shtesë, thonë nga Prokuroria Publike e Maqedonisë.

Nga mjekësia ligjore njoftojnë që është kërkuar mendim shtesë, por jo me urgjencë. Ata thonë që janë duke e kompletuar dhe të njejtën do ta dorëzojnë këtë javë.

Siç njofton Telma, prokuroria është në prag të dëshmon se a ishte shkaku i vdekjes së vogëlushes mos dërgimi i saj për kurim jashtë vendit. Për Komitetin e Helsinkut kjo është më se e qartë, dhe tani më është përgatitur padia që do të dërgohet para gjykatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Ndryshe, vogëlushja nëntë vjeçare Tamara Dimovska e cila vuante nga skolioza vdiq me 9 shkurt 2015, pasi disa herë mori përgjigje negative për kurim jashtë shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button