Turqi: Shtetasit të mos udhëtojnë në Gjermani

Qeveria e Turqisë u ka tërhequr vërejtjen shtetasve turq që jetojnë ose udhëtojnë për në Gjermani, duke përmendur retorikën rascite në rritje, para zgjedhjeve parlamentare gjermane më 24 shtator, shkruan REL. Në kumtesën e sotme, Ministria e jashtme turke ka kërkuar që shtetasit e Turqisë “të kenë kujdes në Gjermani, ku ata mund të rrezikohen nga trajtimi ksenofobik apo racist”.

Ministria, po ashtu, i ka këshilluar shtetasit që tu shmangen debateve politike dhe tubimeve para zgjedhjeve.

Në kumtesë, po ashtu, theksohet se kandidatët gjermanë e kanë formuar fushatën e tyre zgjedhore në deklarime antiturke, për ta parandaluar anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.

Raportet ndërmjet Gjermanisë dhe Turqisë janë përkeqësuar prej puçit të dështuar të vitit të kalur kundër presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe për shkak të kritikës së fuqishme të Gjermanisë kundër goditjes së autoriteteve turke pas grushtshtetit, me ç’rast janë arrestuar më se 50 mijë vetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button