Do habiteni po të mësoni se si i marrim në të vërtetë vendimet

Kur gjendemi para një zgjedhje, ne i peshojmë me kujdes alternativat dhe zgjedhim opsionin që ka më shumë kuptim – apo jo? Vetëm kohët e fundit shkenca ka filluar të zbulojë se si i marrim me të vërtetë vendimet

Përballë stresit ose presionit të kohës, apo edhe të dhënave që në dukje nuk lidhen me to, vlerësimi ynë i situatave dhe zgjedhjeve që bëjmë përfundimisht mund të jetë i ngjyrosur me paragjykime të lindura, supozimet dhe paragjykimet nga përvoja personale. Dhe ne nuk jemi të qartë për mënyrën se si ato influencojnë gjykimet tona. Këto procese të pandërgjegjshme mund të na bëjnë të marrim vendime që në të vërtetë nuk kanë fare kuptim.

Nëse nuk jeni të bindur, shkoni tek një grup njerëzish dhe ofrojini çdo personi një dollar. Bëjeni këtë pesë herë, çdo herë pyesni nëse individi dëshiron të blejë një biletë llotarie 1 USD. Pastaj ofrojuni 5 dollarëvë të gjithëve njëherësh në një grup të dytë, dhe pyetini sa bileta llotarie do të donin të blinin. Ju do të mendoni se të dy grupet do të blinin të njëjtin numër biletash – në fund të fundit, ata morën të njëjtën sasi parash.

Jo. Studiuesit në Carnegie Mellon zbuluan se grupi i parë do të blejë vazhdimisht dy herë më shumë bileta llotarie, se sa grupi të cilit iu dha e njëjta sasi parash por vetëm një shans për të blerë bileta llotarie.

Ja një mënyrë tjetër për të parë paragjykimet joracionale, të pavetëdijshme në veprim: Ndryshoni stilin tuaj të flokëve. Kjo përvojë frymëzoi Malcolm Gladuellin për të shkruar librin super të shitur “Blink”, i cili merret me shkencën e vendimeve të beftë. Pasi zgjati flokët, jeta e tij ndryshoi “në mënyra shumë të vogla por të rëndësishme”. Ai mori gjoba për shpejtësinë, u tërhoq mënjanë për kontroll nga vijat e sigurimit të aeroporteve dhe u mor në pyetje nga policia në një rast përdhunimi, edhe pse i dyshuari kryesor ishte shumë shtatlartë.

Skenarët e llotarive dhe të flokëve japin shembuj të botës reale në kundërshtim me teoritë tradicionale të përdorura për të parashikuar sjelljen njerëzore. Këto skenarë na tregojnë se vendimmarrja mund të varet nga perspektiva dhe stereotipet e pandërgjegjshme. Këto lloj paragjykimesh shërbejnë për një qëllim evolucionar, sipas shumë studiuesve të tjerë. Në disa raste, marrja e vendimeve të menjëhershme dhe ndjekja e instiktit mund të jetë një avantazh, veçanërisht në situata të ndjeshme ndaj presionit të lartë dhe ku koha është faktor i rëndësishëm.

Proceset e fshehura dhe të pandërgjegjshme kur vendosim janë aq të fuqishme, sa përpjekjet për t’i zbuluar dhe kuptuar kanë bërë që të paktën dy studiues që merren me to, të fitojnë Nobelin në vitet e fundit. / Bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button