Shqipëri, Meta e dekreton kryeministër Ramën

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar Edi Ramën kryeministër të Shqipërisë.

Dekreti hyn menjëherë në fuqi, ndërsa ditën e hënë më datë 11 shtator në ora 10:00, siç njoftoi kryetari i ri Kuvendit Gramoz Ruçi, kryeministri do të shpalosë para deputetëve programin qeverisës.

Sot ne startuam me drejtimin e ri të Kuvendit dhe ambicia jonë është që Kuvendit t’i kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur 4 vjet nga një gjendje kaosi permanente dhe shkelje të rregullores së miratuar me konsensus. E rëndësishme është që në Kuvend ne të sjellim një frymë të re brenda logjikës normale të funksioneve të kundërta, sepse në fund fare jemi këtu për t’u ballafaquar dhe ndeshur për programe dhe vizione të kundërta dhe në fund fare është e rëndësishme është që t’u japim shqiptarëve një shembull pozitiv për ta dhe t’u kursejmë një shfaqje të përjavshme banaliteti– tha Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button