Ramush Haradinaj kryeministër i Kosovës, u votua Qeveria

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar me 62 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim për Qeverinë e re me kryeministër Ramush Haradinaj.

Votimi i Qeverisë u bë pas një seance maratonike e cila ka filluar sot në ora 16:00 dhe e cila u ndërpre brenda pak kohësh pas kërkesës së VV-së për mocion për ta votuar menjëherë Qeverinë Haradinaj, shkruan arbresh.info.

Para votimi, Haradinaj ka prezantuar gjithë kabinetin e tij para deputetëve.

VV dhe LDK lëshojnë seancën

21557091_950172225123354_1942410246_o
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Alternativës kanë lëshuar sallën e seancës ku po votohet qeveria Haradinaj, raporton arbresh.info.

Ata kanë lëshuar sallën kur kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka kërkuar që Ramush Haradinaj ta propozojë kabinetin qeverisës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP