“Boom” Juventus, të ardhurat kalojnë 500 mln euro

Juventus do të jetë skuadra e parë italiane që do të kalojë shifrën e 500 milionë euro të ardhura. Ajo që  thotë këtë është grupi i drejtuar nga familja Agnelli, EXOR që kontrollon bilancin e klubit bardhezi, shkruan Top Channel.

Pavarësisht se 3 mujorin e dytë të sezonit 2016/2017, Juventus e mbylli me një humbje prej 27 milionësh kjo nuk do të ndikojë shumë në bilancin e të gjithë sezonit. Sipas EXOR, Zonja e Vjetër do të deklarojë se bilanci i muajit qershor mbyllet me rezultat pozitiv prej 72 milionë Euro. Dhe e gjithë kjo është arritur nga shitjet e Pogba dhe Morata-s në verën e 2016 respektivisht drejt Manchester United dhe Realit të Madridit.

Por e dhëna më e rëndësishme në këtë pikë është se Juventus e kalon kufirin e 500 milionë eurove që e afron më shumë atë me klube të tilla si Barcelona, Real Madrid, Manchester United dhe Bayern Munchen për prej kohësh arkëtojnë të ardhura të tilla marramendëse.

Ndikim të madh në përmirësimin e ndjeshëm të financave të Kampionëve të Italisë kanë pasur shpërblimet e UEFA, të ardhurat nga të drejtat televizive dhe bonuse të tjera të siguruara nga finalja e 3 qershorit e Ligës së Kampioneve në Cardiff.

Tani ajo që duhet të bëjë “Zonja e Vjetër” është të rrisë të ardhurat nga aspekte të tjera si ato nga marketingu apo sponsorët  për të zbutur më shumë efektin e rritjes së pagave të futbollistëve, fond që vitin e kaluar shkoi nga 198.4 në 238.3 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button