Gramoz Ruçi u zgjodh kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Gramoz Ruçi është zgjedhur zyrtarisht Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë pasi ka marrë 80, vota nga shumica e deputetëve të Kuvendit.
Votimi është zhvilluar i fshehtë dhe në seancë ka marrë pjesë e gjithë opozita.
Partia Demokratike, ndërkohë ka bojkotuar pjesëmarrjen në komisionin e votimit.
Jashtë Kuvendit po zhvillohet një protestë e ish-të të përndjekurve politikë që shprehin kundërshtimin e tyre për zgjedhjen e Ruçit.
Pas zgjedhjes së kryetarit, pritet që të zgjidhet edhe kryesia si dhe Këshilli i Rregullores.
Gramoz Ruçi është Sekretari i përgjithshëm i PS-së dhe kreu i Asamblesë. Ai u zgjodh deputet në qarkun Fier.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button