Zaev: Po i kremtojmë lirinë e shtetit dhe artit teatral

Teatri është medium i fuqishëm me ndërmjetësim të të cilit, me shfaqje atraktive dhe sfiduese në skenë, para publikut demaskohen dukuritë negative me të cilat ballafaqohet bota sot, dhe, në të njëjtën kohë, theksohen forcat e mira, të cilët në vete e mbajnë dritën dhe shpresën, theksoi kryeministri Zoran Zaev në hapjen e mbrëmshme të edicionit të 25-të të Festivalit të teatrit kamertal “Risto Shishkov” në Strumicë.

Në fjalimin e tij, kryeministri Zaev theksoi se teatri është forma e vetme artistike në të cilën njeriu aktor i drejtohet njeriut në publik dhe për këtë arsye teatri nuk është vetëm rrfim skenik i tregimeve, por vend për takime midis njerëzve, midis aktorëve dhe publikut.

заев ристо шишков

Duke u përqendruar në përputhjen e festivalit me Ditën e pavarësisë së shtetit, kryeministri Zaev tha se me fillimin e festivalit të sivjetmë dhe të festës shtetërore kremtohet edhe teatri edhe aktori dhe liria e tyre.

“E kremtojmë teatrin dhe aktorin dhe lirinë e tyre me fillimin e Festivalit të sivjetmë të teatrit kamertal dhe festës tonë shtetërore Ditës së pavarësisë, 8 shtatori. T’i bëjmë vitet që janë para neve, vite më të mira në jetën e gjeneratave të ardhshme. Këtë ua kemi borxh gjeneratave të ardhshme, siç neve na obliguan paraprijësit tanë të cilët na dhuruan pavarësinë e Republikës së Maqedonisë”, porositi Zaev.

Ai theksoi se Festivali i teatrit kamertal “Risto Shishkov” në Strumicë për herë të parë është mbajtur vetëm një vit pas pavarësisë së shtetit me ç’rast është treguar se edhe qyteti edhe shteti janë futur në krijimin e vlerave të reja kulturore.

“Nëpër vitet që pasuan festivali u shndërrua në manifestim të rëndësishëm posaçërisht në hartën kulturore në shtetin tonë. Me rritjen dhe zhvillimin e tyre u ngrit në korniza ndërkombëtare dhe paraqet festë teatrore e cila çdo vit me vëmendje masive e ndjek publikun nga Strumica, nga i gjithë vendi ynë, si dhe nga rajoni”, tha Zaev.

заев фестивал ристо шишков

Ai paralajmëroi se mbështetja për kulturën dhe artin në Strumicë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke theksuar madje se midis gjërave të para që i ka bërë Qeveria e re në 100 ditët e para nga puna e saj ka qenë që të sigurohet mbështetje për më shumë manifestime kulturore.

Gjatë mbajtjes së festivalit publiku do të mund të shikojë dhjetëra shfaqje teatrale aktorët e të cilave do të garojnë për çmimin e vetëm që e mban emrin e doajenit të aktrimit maqedonas Risto Shishkov.

Në skenën e Qendrës për kulturë “Anton Panov” do të performojnë aktorë nga Maqedonia, Kosova, Serbia, Bullgaria, Bosnja e Hercegovina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button