Sulmohet nga një grupë minjsh të uritur, vajza franceze në rrezik jete

Një vajzë franceze paraplegjike është shtruar në gjendje të rëndë në spital, pasi u sulmua nga një grupë minjsh të uritur në teksa flinte në shtëpi, në Francën veriore.

14-vjeçarja paraplegjike po flinte në katin përdhes të një shtëpie të marrë me qira, në Roubaix, kur ndodhi sulmi.

Një mjek i kontaktuar nga France Info tha se vajza kishte 45 kafshime në fytyrë, 150 në duar dhe 30 në këmbë.

Babai i vajzës ka hedhur në gjyq pronarin e shtëpisë, duke e akuzuar për neglizhencë. Lajmet thonë se se aty pranë ka shumë kazanë plehrash.

I ati, i cili ka edhe dy fëmijë të tjerë, tha se e gjeti vajzën të mbuluar në gjak, në shtratin e saj, të shtunën e kaluar.

Ai tha se gjithçka kishte qenë në rregull kur familja kishte rënë për të fjetur. Ai flinte në katin e dytë.

“I rridhte gjak nga veshët. U tmerrova se mendova se kishte hemoragji celebrale”, tha ai për gazetën lokale Courrier-Picard.

Disa nga majat e gishtave ishin ngrënë plotësisht dhe kirurgët nuk mujnd t’ia riparojnë më, tha babai.

Familja është shpërngulur në një shtëpi tjetër, ndërsa policia po bën hetime.

Spitali i bëri analiza vajzës për infeksione të mundshme, përfshirë edhe tërbimin. Fatmirësisht, testi i tërbimit doli negativ.

Sulme të tillë kundër njerëzve janë të rrallë, ndonëse minjtë e uritur ndonjëherë ushqehen me kufoma.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button