Një person lëndohet pas zënkës dhe shtënies me armë në Batincë të Shkupit

Një person ka marrë plagë nga armë zjarri dje në zënkën në një restorant në fshatin Batincë të Shkupit.

Siç informojnë nga MPB-ja, në Njësitin për informata dhe komandë Shkup, dje në ora 13:45 është pranuar denoncim për krisma nga armë zjarri para një restoranti në fshatin Batincë, ndërsa nga Spitali i përgjithshëm i qytetit “8 Shtatori” është marrë njoftim se aty është dërguar personi i lënduar R.A. (35) me plagë nga armë zjarri në ekstremitetet e poshtme dhe se ai i është nënshtruar operacionit si pasojë e seriozitetit të plagëve.

Krismave ju ka paraprirë një zënkë që ka filluar brenda në restorant dhe pas një kohe të shkurtër ka vazhduar jashtë para restorantit, ku është hapur zjarr ndaj R.A.

Kryerësit janë larguar nga vendi i ngjarjes me veturë “Audi A8”.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekip i SPB Shkup dhe po ndërmerren të gjitha masat për gjetjen e kryerësit dhe ndriçimin e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button