Arrestohen 11 shtetase të huaja në një objekt hotelierik në autostradën Tetovë – Gostivar

Në një aksion policor mëngjesin e sotëm në një objekt hotelierik në autostradën Tetovë – Gostivar janë arrestuar 11 shtetase të huaja të cilat janë zënë duke vallëzuar dhe zbavitur mysafirët e pranishëm në objekt.

Siç informon MPB-ja, aksioni është realizuar në orën 01:30 nga ana e nëpunësve policorë nga Qendra rajonale për punë kufitare Veri.

Objekti hotelierik, në të cilin janë kapur shtetaset e huaja, ka qenë në pronësi të dy personave me iniciale A.A. dhe A.A.
Policia po ndërmerr masa për ndriçim të plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button