Burak Ozçivit dhe David Beckham, në një projekt së bashku

Aktori turk, Burak Ozçivit, një nga më të preferuarit e serialeve televizive në Turqi, por edhe me shumë fansa në Lindjen e Mesme e në çdo vend ku janë transmetuar filmat e tij, po përgatitet për të nënshkruar kontratën më të rëndësishme të jetës së tij, shkruan Class.

Burak Ozçivit dhe David Beckham do të jenë pjesë e të njëjtit projekt.

Sipas mediave turke, Fahriye Evcen, bashkëshortja e aktorit dhe Burak Ozçivit, i cili është aktualisht është në New York, nuk janë të vetmit që kanë shkuar në USA.

Sheiku nga Dubai, El Maktum, me rezidencë në Stamboll, njëkohësisht themelues i AVM, këtë herë pretendon ta zgjerojë kompaninë e tij edhe në New York. Për realizimin e këtij projekti të ri, është propozuar që Ozcivit të realizojë reklamën së bashku me ish-futbollistin anglez David Beckham.

Për reklamimin e këtij projekti në Stamboll dhe në lindjen e Mesme, Burak Ozçivit fitoi më shumë se 5 milionë lira turke. Duke marrë parasysh këtë shifër, aktori i famshëm pritet të fitojë të ardhura të konsiderueshme nga reklama që do të realizojë me Beckham.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button