Divorci i miliardave? Ata janë bashkë!

Roman Abramovich dhe Dasha Zhukova njoftuan ndarjen e tyre muajin e kaluar, por ata janë fotografuar të premten në mëngjes së bashku duke ecur, ndërsa dukeshin të lumtur në krah të njëri-tjetrit, shkruan Top Channel.

50-vjeçari, pronar i skuadrës së Chelsea-t dhe gruaja e tij 36-vjeçare kanë dy fëmijë, një djalë Aaron Alexander, i lindur në vitin 2009 dhe vajza, Leah Lou, e lindur në vitin 2013. Të dy fëmijët kanë lindur në SHBA dhe do të jetojnë me nënën e tyre në Manhattan, ndërsa ndjekin shkollën në qytet.

Sipas revistës “Forbes”, Abramovich ka një pasuri prej 9.2 miliardë dollarë, duke e bërë atë personin e 12 më të pasur në Rusi dhe 139 më i pasur në botë.

Abramovich dhe Dasha Zhukova kanë shtëpitë e tyre në Londër, Moskë, Kolorado, Karaibe dhe në jug të Francës, si dhe jahte të shumta. Për këtë arsye, ndarja e tyre u cilësua si divorci i miliardave muajin e kaluar, por tashmë ata janë fotografuar pranë njëri-tjetrit.

Megjithatë, në një deklaratë të përbashkët muajin e kaluar, ata deklaruan se do të mbeten miq të ngushtë, prindër dhe partnerë në e përbashkëta dhe takimi i së premtes nuk lë vend për të menduar një ribashkim të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP