Gattuso: Milani ka transferuar një “bishë”, është më i fortë se unë!

Gennaro Gattuso është rikthyer te Milani, këtë herë në rolin e trajnerit të të rinjve kuqezi. Megjithatë, ish-mesfushori energjik i Milanit nuk mund të qëndronte pa dhënë edhe ai mendimin e tij për ndryshimet e mëdha që ka pësuar skuadra në këtë fillim sezoni, shkruan Top Channel.
Gattuso është ndalur tek Franck Kessie , mesfushori i transferuar nga Atalanta te kuqezinjtë në merkaton e verës.

Rino Gattuso nuk është kursyer aspak në vlerësimin për mesfushorin e ri të Milanit, ndërsa e krahason me veten e tij, ai thotë se 20-vjeçari është më i mirë. “Ai është më i fortë se unë. Ka një fizik mbresëlënës, ndërsa shënon më shumë se unë. Ai është një ‘bishë’”, ka thënë Gatusso.

Lojtari nga Bregu i Fildishtë ka impresionuar tifozët me paraqitjen e tij në ndeshjet e deritanishme me Milanin, por jo vetëm ata, por edhe trajnerin Montella, i cili nuk i ka kursyer fjalët e mira për 20-vjeçarin.

Ndeshja e radhës për Milanin është ditën e diel në orën 15:00 ndaj Lazio-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button