MPJ: Nuk ka informata për shtetas të pësuar të Maqedonisë në uraganin Irma

Ministria e Punëve të Jashtme sot kumtoi se deri tani deri te Ambasada e Maqedonisë në Uashington nuk janë paraqitur për ndihmë shtetas të Maqedonisë, të cilët jetojnë në Karaibe dhe bregun e SHBA, të cilat janë goditur nga uragani Irma.

Nga MPJ-ja potencojnë se janë në komunikim edhe me Zyren e misioneve të huaja në Uashington dhe se deri sot nuk kanë marrë informatë për shtetas të paraqitur të Maqedonisë nga rajonet e goditura.

“Nga rrjetet sociale kuptuam se ka një shtetas të Maqedonisë në ishullin St. Marti. Edhe pse ishulli territorialisht është nnë jurisdiksion të Francës dhe Mbretërisë së Holandës, për shkak të afërsisë gjeografike, megjithatë provuam të hyjmë në kontakt që gjatë ditës së djeshme (përmes rrjeteve sociale), por ende nuk kemi marrë përgjigje”, kumtoi MPJ-ja.

Prej aty potencojnë se numrat telefonikë për kontakt me Ambasadën e Maqedonisë në Uashington, në të cilat mund të drejtohen qytetarët e Maqedonisë në çdo kohë janë 202-390-7418 dhe 202-667-0501.

Sipas autoriteteve lokale, edhe pse uragani ka ra në shkallën e katërt nga Safir-Simpson shkalla, ai ende paraqet rrezik për banorët e Floridës. Për këtë shkak rekomandiohet që qytetarët vazhdimisht të informohen për situatën, t’i ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale, të mos e nënçmojnë rrezikun dhe nëse dëshirojnë të evakuohen, ta bëjnë atë.

Sipas të dhënave nga Qendra kombëtare për uragane në Uashington, uragani Irma do të arrijë deri te bregu i Floridës të dielën, ndërsa prej dje aeroportet Majami dhe Fort Loderdejl nuk punojnë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button