Fëmijët i japin bukuri të veçantë Haxhit

Miliona besimtarë edhe sivjet kanë kryer një ndër pesë kushtet e Islamit, Haxhin, ndërsa haxhinjtë pas riteve të kryera dalëngadalë filluan të kthehen në vendlindjet e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Çdo musliman i rritur, i mençur dhe i shëndetshëm, të paktën një herë në jetë është i obliguar të kryejë Haxhin. Ashtu edhe këtë vit një numër i madh i muslimanëve nga mbarë bota shkuan në vendet e shenjta për të kryer Haxhin.

Por, përveç të rriturve, gjatë Haxhit gjithmonë vërehet, si edhe këtë vit, një numër i konsiderueshëm i fëmijëve të cilët në shoqërim të prindërve kanë qenë pjesë e ritit të Haxhit, ku zakonisht në krahët e prindërve ishin të pranishëm gjatë tavafit rreth Qebes, qëndrimit në Arafat ose hedhjes së gurëve në Mina.

Përveç haxhinjve të kombeve të ndryshme, fëmijët janë njëri nga elementet që i japin bukuri të veçantë Haxhit.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Haxhit të Arabisë Saudite, këtë vit është ngritur një projekt pilot në kuadër të së cilit fëmijët që gjatë Haxhit së bashku me prindërit qëndrojnë në Mekë, kohën ta kalojnë në institucione siç janë kopshtet.

Fëmijët në këto institucione do të qëndrojnë derisa prindërit dhe familjarët e tyre kryejnë Haxhin, që sigurisht do të ketë lehtësim për ta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button