Tilerson: SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë

HBA-ja krenohet që është mike dhe partnere strategjike e Maqedonisë dhe për 26 vite me radhë punojmë së bashku për mbështetjen e aspiratave të Maqedonisë për hyrje në BE dhe NATO, thuhet në urimin e sekretarit amerikan të shtetit, Reks Tilerson, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.

“Në emër të Qeverisë së SHBA-së, kam kënaqësi që popullit të Maqedonisë t’ia transmetoj dëshirat tona më të mira, me rastin e 26 vjetorit të pavarësisë. I përshëndesim aktivitetet që i ka ndërmarrë qeveria e re, me ç’rast e tregoi përkushtimin e saj kundrejt parimeve demokratike, respektimin e qeverisjes të së drejtës dhe bashkëpunimin rajonal. SHBA-ja do të vazhdojë t’i mbështesë përpjekjet e Maqedonisë për zbatimin e reformave, të nevojshme për ta siguruar vendin e vet në familjen euroatlantike”, theksohet në kumtesën e sekretarit amerikan të shtetit Reks Tilerson.

Me padurim presim bashkëpunim të mëtutjeshëm edhe në vitet që vijojnë, thuhet në urimin e Departamentit amerikan të shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button