Nesër mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë së re

Kryetari i sapo zgjedhur i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, njoftoi se seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, për votimin e qverisë së re, do të mbahet nesër në orën 16:00, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit për shqyrtimin e kërkesës së grupit të deputetëve të Kuvendit për seancë të jashtëzakonshme ku do të zgjidhet qeveria e re dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Veseli bëri të ditur se me dakordimin e 45 deputetëve që ishin të pranishëm në këtë mbledhje, është marrë vendimi që seanca e jashtëzakonshme të mbahet nesër në orën 16:00.

Sa i përket formimit të qeverisë, Veseli tha se nuk do të ketë konstituim të Kuvendit dhe nuk do ta mbajë pozitën e kryetarit të Kuvendit, nëse i mandatuari Ramush Haradinaj nuk zgjidhët kryeministër i Kosovës.

Ai po ashtu bëri të ditur se emrat e kabinetit qeveritar do të shpalosen shumë shpejt duke dhënë garanci se do të emërohen njerëz të cilët kanë kapacitete morale dhe intelektuale dhe duke theksuar se do të jenë persona që nuk kanë qenë të përfshirë në afera jashtë-ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button