Në Francë këtë vit janë parandaluar 11 sulme terroriste

Ministri francez i Punëve të Brendshme të Francës, Gerard Collomb, ka njoftuar se brenda vitit në Francë janë parandaluar 11 tentativa të sulmeve terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim të mbajtur në ceremoninë e zhvilluar për fillimin e detyrës së drejtorit të ri të shërbimeve inteligjente të brendshme të Francës (DGSI), Laurent Nunez, ministri Collomb ka theksuar se Franca ka arritur përparime të konsiderueshme në luftën kundër terrorizmit dhe se ajo do të vazhdojë luftën e saj kundër terrorizmit.

Ndër të tjera Collomb ka bërë të ditur se që nga fillimi i vitit e deri tani në vend janë parandaluar 11 tentativa të sulmeve terroriste.

“Në muajt e fundit në stafin e DGSI-së janë përfshirë shumë analistë, njohës të gjuhëve dhe teknikë. Ashtu siç kemi nevojë për personel në terren kemi nevojë edhe për njerëz që kanë aftësi të analizojnë kërcënimet”, është shprehur Collomb, duke tërhequr vëmendjen se ka patur nevojë për ndryshime në konceptin e luftës kundër terrorizmit.

Duke vënë në dukje se brenda 5 viteve do të rritet me 37 për qind numri i punonjësve të shërbimeve inteligjente, ai tha se numri i punonjësve të shërbimeve inteligjente të brendshme në Francë (DGSI) në vitin 2018 do të jetë 4.368.

Më tej Collomn ka shtuar se duhet të përshpejtohet shkëmbimi i informacioneve dhe bashkëpunimi mes institucioneve që punojnë në fushën e inteligjencës.

Në Francë krahas shërbimeve inteligjente të brendshme (DGSI) dhe të jashtme (DGSE), ndodhen shërbimet inteligjente të lidhura me policinë, xhandarmërinë dhe drejtorinë e përgjithshme të doganave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button