Jo s’mundet Teuta e Tetovës kështu

Dita e fundit e 9 shtatorit për kandidimin e kryetarëve komunalë të partive politike në Maqedoni po afrohet, siç shihet partitë politike shqiptare garën zgjedhore komunale do ta bëjnë kokë më vete, veç e veç, të përçarë e pa koalicionime partiake. Garë më interesante do jetë në qytetet e banuara me shqiptarë, sidomos në qytetin e Tetovës, ku Teuta Arifi e BDI-së, do të përballet me partitë tjera shqiptare të përçara njësoj sikurse gjatë zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar, 2016. Si mendoni ju të partive tjera, ashtu të përçarë e aq lehtë do ta përmbysni politikanen e zgjuar e të hekurtë të BDI-së, Teuta Arifin? jo, jo s’mundet zonja Teuta në këtë mënyre.

A s’u mësuat gjatë zgjedhjeve parlamentare, BDI-ja më një anë 10 deputë, kundruall juve të përçarë 10 deputetë. Mos vallë do ndodh njēsoj dhe gjatë zgjedhjeve lokale në Tetovë, ku vet Teuta Arifi do marrë vota aq sa do votoheni ju të përçarë. Ju pyesim juve të Besës, a njëmend mendoni se ashtu vet do ta mundeni Teuta Arifin, jo të nderuar, jo, Teuta mundet nëse gjithë partitë kundërshtare bashkohen në një.

Ju pyesim dhe juve të PDSH-së, a se shikoni veten ku jeni?, Teuta, kandidatin tuaj as që e llogarit si konkurent garues. Po ju të Aleancës me 3000 vota do përballeni me Teutën, do t’ju zhbëjë BDI-ja dhe Teuta me vogëlsinë e votave tuaja. Prandaj, nëse doni ta deklasoni BDI-në që në raundin e parë bashkohuni, se ndryshe s’mundet Teuta Arifi!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button