Referendum për zgjatje të pushimit të lehonisë deri në 18 muaj

Iniciativa qytetare “450 lindje” organizon referendum që të përpilohet propozim-ligj për punë me anë të së cilit do të zgjatet pushimi i lehonisë deri në 18 muaj pavarësisht se sa fëmijë kanë prindërit e caktuar, njofton Portalb.mk.

Propozim-ligji përfshinë edhe nënat që veç më janë në pushim të lehonisë. Të drejtë nënshkrimi për këtë referendum kanë të gjithë qytetarët e Maqedonisë të moshës mbi 18 vjeçare që kanë të drejtë të votës dhe që do të donin ta përkrahnin këtë iniciativë.

Referendumi do të zgjasë 17 ditë, nënshkrimet do të fillojnë të mblidhen nga 20 shtatori deri më 7 tetor 2017 në zyrat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në tërë qytetet e Maqedonisë.

Kësaj iniciative qytetarësh i duhen 10 mijë nënshkrime.

“Nënshkrimi do të bëhet me letërnjoftim ose me dokument udhëtimi në komunat ku jetojmë. U lutemi për përkrahje të kësaj iniciativë qytetare me anë të së cilës nënat do të kenë mundësi të marrin pushim të lehonisë me pagesë, lindje dhe kujdes prindëror në kohëzgjatje prej 18 muaj”, tha aktivistja Ivana Kralevska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button