Rama: Gramoz Ruçi, votohet nesër si kryetar i Kuvendit

Në mbledhjen e parë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje kritikëve për kandidaturën e Gramoz Ruçit si kryetar të Kuvendit.

Në seancën e parë parlamentare që do të nisë ditën e nesërme, Rama u shpreh i bindur se do ta zgjedhë Ruçi në krye të Parlamentit edhe nëse opozita voton kundër.

“Gramozi është shoku ynë se është njeriu i duhur për t’i besuar detyrën. Ju them konkurrentëve tanë demokratë nëse nuk do votojnë Gramozin nesër, gabojnë 100 herë se refuzojnë deputetin me historinë më të gjatë parlamentare. Nesër ne do ta konfirmojmë me votën e shumicës kandidaturën e Gramozit. Fillimjavën e ardhshme do të paraqesim në kuvend qeverinë e re”, theksoi Rama

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button